70 POROSI TĖ MUHAMMEDIT S.A.V.S.
Porositė e Pejgamberit a.s.
duhet lexuar me vėmendje sepse ai ka qenė shumė i kujdesshėm pėr ne bile mė i
kujdesshėm se ne pėr vetveten tonė. Kėtė na e dėshmon
All-llahu nė Kuran ku thotė:
Pejgamberi ėshtė mė i ndieshėm ndaj besimtarėve se sa
ata ndaj vetė vetvetes sė tyre
(Ahzab, 6)
Mu pėr atė, ai qė e respekton tė Dėrguarin e
All-llahut e ka respektuar All-llahun, dhe ai qė i zbaton porositė e tij ka
shpėtuar vetveten.
Pėr tė qenė kjo ēėshtje mė e qartė do tė pėrmendim ajetin Kuranor ku
All-llahu urdhėron qė besimtari pėr ēdo ēėshtje tė jetės sė tij duhet tė
konsultojė librin e All-llahut (Kuranin) dhe tė Dėrguarin e Tij Muhammedin
a.s. edhe pse Muhammedi a.s. nuk ėshtė nė mesin tonė, por ai na ka lėnė
hadithet dhe porosity e tij trashegim qė na sqarojnė dhe na ndriqojnė rrugėn
ton pėr tė arritur shpėtimin dhe rrugėn e drejtė dhe atė qė dėshirojmė.
All-llahu nė Kuranin fisnik thotė:
Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė
parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te
i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.
(Nisa, 59)
Porositė dhe gjykimin e Pejgamberit a.s.
duhet pranuar me bindje dhe zemėrgjėrėsi, duke marrė mėsim nga Kurani fisnik.
Shih se ēthot All-llahu pėr kėtė nė Kuran:
Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk
janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos
zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit
tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden
sinqerisht.
(Nisa, 65)
Porositė e Pejgamberit a.s.
duhet respektuar sepse ato nuk janė porosi tė njeriut tė rėndomtė, por ato janė
porosi tė njeriut tė frymėzuar nga All-llahu Fuqiplotė.
Porosia
1.
Pejgamberi a.s na bėnė me dije se njeriu gjithmonė
ėshtė nėn kontrollin e All-llahut Fuqiplotė andaj ai nuk duhet tė bėjė keq
Prej Ebu Derdasė r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thėnė:
Puno pėr All-llahun sikur ti e sheh Atė,numeroje
veten nė radhėt e tė vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e tė demtuarit
sepse kur i dėmtuari i lutet All-llahut kundėr teje, lutjet e tij ngrehen tek
All-llahu sikur flaka e zjarrit.
(Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasė)
Porosia
2.
Nga kjo porosi besimtari kupton se
zullumqarin duhet penguar nga zullumi.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s.
ka thėnė:
Ndihmo vellaun tėnd kur ai ben dėm, ose kur
i behet dėm.
Njė njeri tha: O i dėrguar i All-llahut, do ti ndihmoj kur i bėhet dėm, por si
ti ndihmoj kur ai bėn dėm. Pejgamberi a.s. tha: Do
ta pengosh nga tė bėrit dėm (tjerėve), atėherė e ke ndihmuar dhe ajo ėshtė
ndihma jote ndaj tij.
(Transmeton Buhariu.)
Porosia
3.
Pejgamberi a.s. me kėtė
porosi na tėrheq vėmendjen qė tė jemi tė kujdesshėm e mos tė na mashtrojė
dunjaja.
Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Dunjaja ėshtė e ėmbėl dhe e gjelbėr. Nė tė vėrtetė All-llahu
juve ju ka bėrė mėkėmbės nė tė, Ai ju pėrcjell, ju sheh se si punoni.
Andaj keni frikė dunjanė dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i
parė i Beni israilėve ka qenė prej grave.
(Transmeton Muslimi.)
Porosia
4.
Me kėtė porosi Pejgamberi a.s na
bėn me dije se ēdonjėri qė kėrkon nė emėr tė All-llahut mos ta refuzojmė.
Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s.
ka thėnė:
Kur dikush kėrkon ndihmė nė emėr tė All-llahut atė
ndihmoje, kur lyp diqka nė emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton
pėrgjigjuni ftesės sė tij,
Kush ju bėn ndonjė tė mirė kompenzoni atij.
Po qė se skeni me ēka tė kompenzoni atėherė lutuni pėr tė, ngase lutja do
tė konsiderohet kompenzim.
(Transmeton Ebu Davudi dhe Nisaiu me sened tė vėrtetė.)
Porosia
5.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na bėnė me dije se pėr namaz duhet ecur qetė e jo duke vrapuar.
Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se ka thėnė:
Kam dėgjuar Pejgamberin a.s
duke thėnė: Kur jeni nisur pėr nė namaz e tė tjerėt kanė filluar, ju mos
vraponi, por ecni qetė. Ēka tė arrini, falni e ato rekate qė u kanė kaluar
plotėsoni.
(muttefekun alejhi.)
Porosia 6.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na bėnė me dije qė tė kemi kujdes pėr plotėsimin dhe drejtimin e safėve
(rreshtave) gjatė namazit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė: (Para se tė
filloni namazin)
- Drejtoni radhėt,
- Ngjitni supet me njėri tjetrin,
- Plotėsoni vendin e lirė nė saf,
- Lironi vend atij qė don tė hyjė nė saf,
- Mos i leni vend shejtanit ndėrmjet jush
- Kush e plotėson safin, All-llahu ėshtė me atė, e kush e kėput safin
All-llahu kėput lidhjen me tė.
(Transmeton Ebu Davudi me sened tė vėrtetė)
Porosia 7.
Nga kjo porosi mėsojmė se sunnetet e rėndomta dhe namazet e tjera nafile
duhet falė nė shtėpi.
Prej Ebu Dher-rit transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
O njerėz faluni nė shtėpitė
tuaja, ngase namazi nė shtėpi ėshtė mė i pranuar dhe mė i vlefshėm pėrpos
farzeve.(sepse farzet ėshtė mė mirė tė fallen nė
Xhami).
(Transmeton Daremiu)
Porosia
8.
Nga kjo porosi mėsojmė se dita
e xhuma ėshtė dita mė e vlefshme pėr ti dėrguar salavat Pejgamberit a.s.
Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Dita mė e lavdėruar ėshtė dita
e xhuma, andaj sa mė shumė mė ēoni salavat ngase salavati juaj mė paraqitet
mua.
(Transmeton Ebu Davudi me sened tė vėrtetė.)
Porosia
9.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na bėnė me dije se besimtari mė shum duhet tė punojė se sa tė bėjė pyetje e tė
polemizojė.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thėnė: E kam dėgjuar Pejgamberin
a.s. duke thėnė:
- Nga gjėrat qė ju kam ndaluar
largohuni,
- gjėrat qė ju kam porositur zbatoni sa tė keni mundėsi.
Ata qė ishin para jush u bėnė helaq (u zhdukėn), sepse bėnin shumė pyetje
dhe kundėrshtonin Pejgamberėt e vet.
(Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).
Porosia
10.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na bėnė me dije se besimtari gjithmonė duhet pasur frikė nga hidhėrimi i
All-llahut dhe tė pėrpiqet tė bėjė vepra tė mira.
Prej Ebi Dher bin Xhenade dhe Muadh bin Xhebelit r.a. transmetohet se
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Frigohu prej All-llahut kudo
qė tė jeshė,
- nėse bėn ndonjė vepėr tė keqe, pas saj bėne njė tė mirė do ta shlyesh
atė (tė keqen),
- dhe ndaj njerėzve sillu me sjellje tė mirė.
(Transmeton Tirmidhiu.)
Porosia
11.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
pėrfshin disa vepra me tė cilat besimtari meriton shpėrblimin e All-llahut,
Xhennetin.
Prej Ebi Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Ndani ushqimin (tė varfėrve)
- Pėrshėndetni njėri tjetrin me selam
- Mbani kontakte tė mira me farefisin tuaj
- Falni namaz natėn kur njerėzit flejnė
Do tė hyni nė Xhennet tė sigurt duke mos u frikėsuar dhe do tju
pėrshėndesin Melekėt me selam.
(Transmeton Ahmed Ibni Habbani etj.)
Porosia
12.
Nga kjo porosi mėsojmė se
besimtari duhet tė jetė i kujdesshėm pėr emėrtimin e fėmijės sė vet.
Prej Ebi Derdasė r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Ditėn e Gjykimit do tė thirreni sipas emrit tuaj dhe tė prindėrve tuaj,
andaj emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė mirė.
(Transmetojnė Ebu Davudi dhe Hibbani.)
Porosia
13.
Nga kjo porosi mėsojmė se
besimtari duhet ti ketė gjashtė veti tė ēmuara qė tė fitojė Xhennetin.
Prej Ajjad bin Samit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Mė garantoni pėr gjashtė gjėra qė tua garantoj Xhennetin.
- Kur tė flitni, thoni tė vėrtetėn.
- Kur tė premtoni zbatojeni premtimin.
- Kur tju lihet diēka emanet, ēone nė vend.
- Ruani nderin tuaj (nga prostitucioni).
- Ruani sytė tuaj nga tė shikuarit haram.
- Ruani duart tuaja (nga tė bėrit keq).
(Transmeton Bejhakiu.)
Porosia 14.
Nga kjo porosi mėsojmė se
besimtari duhet tė jetė i ndershėm i sjellshėm dhe fisnik.
Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Kush beson All-llahun dhe
Ditėn e Gjykimit le ta nderojė mysafirin.
- Kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė mbajė lidhje tė mira me
farefisin e tij.
- Kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė thotė fjalė tė dobishme
ose le tė heshtė.
(Transmetojnė Abdullah bin Imam dhe Ahmedi nė Zevaidin e tij me sened tė
mirė.)
Porosia
15.
Nga kjo porosi mėsojmė se
besimtari duhet tė jetė mirėnjohės ndaj tė mirave tė All-llahut dhe tė sillet
mirė ndaj njerėzve.
Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thėnė:
Miku im (Pejgamberi a.s.) mė ka porositur tė mos i shikoj ata qė janė mė
lartė se unė (me pasuri, pozitė, shėndet etj.), por ti shikoj ata qė janė mė
poshtė se unė.
Mė ka porositur ti dua tė ngratėt dhe tė rrij me ta.
Mė ka porositur tė sillem mirė me tė afėrmit dhe ti vizitoj ata, edhe nėse
ata mė kthejnė shpinėn.
Mė ka porositur qė tė them tė vėrtetėn, po edhe nėse ajo ėshtė e hidhur.
Po ashtu mė ka porositur qė sa mė shumė tė them:
LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo ėshtė njė arkė me gjėra tė
ēmuara nga arkat e Xhennetit.
(Transmetojnė Taberaniu dhe Ibni Hibbani nė Sahihun e tij)
Porosia
16.
Pejgamberi a.s. na mėson qė
adhurimin tonė tia kushtojmė vetėm All-llahut tė lartmadhėruar.
Prej Abdullah bin Omerit dhe Abdullah bin Asit r.a. transmetohet se Muadh
bin Xhebeli kur ka dashur tė udhėtojė i ka thėnė Pejgamberit a.s.
O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo.
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Adhuro All-llahun e mos i shoqėro Atij asgjė. Muadhi tha: O i Dėrguar i
All-llahut, mė kėshillo. Pejgamberi a.s.tha:
- Kur tė bėsh ndonjė mėkat, menjė-herė bėn njė vepėr tė mirė. Ai tha: O i
Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo edhe mė. Pejgamberi a.s.tha:
- Bėhu i qėndrueshėm nė tė drejtė dhe ki sjellje tė mirė.
(Transmeton Ibni Hibbani nė
Sahihun e tij. Po ashtu Hakimi, i cili thotė se isnadi i hadithit ėshtė i
vėrtetė).
Porosia
17.
Nga kjo porosi mėsojmė se
pajtimi mes njerėzve ėshtė njė vepėr e vlefshme.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. Ebi Ejjubit i ka thėnė:
A dėshiron tė lajmėroj pėr njė tregti qė me tė do tė shpėtosh nga dėnimi e
do tė meritosh kėnaqėsinė dhe shpėrblimin e All-llahut? Ai tha: Po (Pejgamberi
a.s. tha): Pajtoi njerėzit kur ata mes vete hidhėrohen dhe afroi kur ata
largohen.
(Transmeton Taberaniu)
Porosia
18.
Nga kjo porosi mėsojmė se
dhikri (tė pėrmendurit All-llahun), qetėson zemrėn dhe shpirtin e muslimanit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Pėrpos dhikrit mos folni shumė, sepse tė folurit shumė, ashpėrson zemrėn.
Njerėzit mė largė All-llahut janė ata qė kanė zemėr tė ashpėr.
(Zemėr e ashpėr ėshtė ajo, nė tė cilėn nuk ndikon kėshilla, Kurani e as
ndodhitė tė cilat zbusin zemrėn e njeriut).
(Transmetojnė Tirmidhiu dhe Bejhekiu.)
Porosia
19.
Nga kjo porosi mėsojmė se
besimtari gjithmonė duhet tė jetė i drejtė.
Prej ibni Mesudit r,a transmetohet se Pejgamberi
a,s ka thėnė:
Keni kujdes qė gjithmonė tė jeni tė drejtė, sepse e drejta qon drejtė
mirėsisė, mirėsia qon nė Xhenet,dikush prej njerėzve vazhdon duke folur dhe
punuar drejt deri sa tė shkruhet tek All-llahu i drejtė, po ashtu keni kujdes
qė ti shmangeni gėnjeshtrės, sepse gėnjeshtra ēon nė punė tė ndyra, e ato
ēojnė nė zjarr.
Njeriu vazhdon tė gėnjej derisa tė shkruhet tek All-llahu gėnjeshtar.
(Transmetojnė Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.)
Porosia
20.
Nga kjo porosi mėsojmė se hixhreti (shpėrngulja mė e mirė ėshtė largimi nga
gjunahet).
Prej Ummi Enesit r.a transmetohet se ajo i ka thėnė Pejgamberit a.s;
O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo. Pejgamberi a.s tha;
Largohu prej gjunaheve, do tė bėsh shpėrnguljen mė tė mirė.
Zbato farzet, sepse ato janė xhihadi mė i vlefshėm, pėrmende
All-llahun gjithmonė, sepse ti nuk mund tė bėsh ndonjė punė mė tė dashur
tek All-llahu, pėrpos tė pėrmendurit e Tij sa mė shumė.
(Transmeton Taberaniu me sened tė mirė.)
Porosia
21.
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari gjithmonė duhet nxituar drejt punėve tė
mira para se tė bėhet vonė.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Nxitoni nė punė (tė mira) para se tė ndodhė ndonjėra nga shtatė gjėrat e
vėshtira:
- Vallė, a mos pritni varfėrinė e tju shtyjė tė harroni (punėt e ahiretit)
- apo pasurinė e cila ju shtynė tė azdiseni e tė bėheni zullumqar,
- apo ndonjė sėmundje qė tju shkatėrrojė shėndetin tuaj,
- pleqėrinė e cila ju humb (fuqinė),
- apo vdekjen qė ju rri nė pritje,
- apo Dexhallin, mė e keqja qė mund tė ndodhė,
- ose, vallė, mos po pritni Ditėn e Kijametit, e cila ėshtė mė e vėshtirė
dhe mė e hidhur.
(Transmeton Tirmidhiu.)
Porosia
22.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na tėrheq vėmendjen qė tė nxitojmė drejt punėve tė mira qė tė shpėtojmė nga
telashet qė mund tė na godasin.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Nxitoni nė punė tė mira para se tė ndodhin trazira, qė do tė jenė sikur
errėsira e mesnatės, dikush do tė zgjohet nė mėngjes mumin (besimtar), ndėrsa
nė mbrėmje mbetet pa iman, do ta shet fenė e vet pėr ndonjė interes tėkėsaj
bote
(Transmeton Muslimi.)
Porosia
23.
Nga kjo porosi mėsojmė se tė larit e xhenazes pėrkujton ahiretin.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:`
Unė ty tė kėshilloj me njė kėshillė, nėse ti e mban nė mend (dhe vepron me
tė) shpresohet tė keshė dobi prej saj.
- Vizitoi varrezat se ato tė pėrkujtojnė ahiretin,
- laj tė vdekurin sepse tė parit e trupit tė vdekur (tė shtangur) dhe larja
e tij ėshtė njė kėshillė, mėsim i madh,
- fale namazin e tė vdekurve, se ndoshta me tė zbutet zemra dhe pikėllohet,
kurse i pikėlluari ėshtė nėn mėshirėn e All-llahut,
- qendro afėr tė ngratėve, ulu me ta dhe kudo qė ti takosh pėrshėndeti me
selam.
- Rri me ata dhe ushqehu bashkė me njerėzit e sprovuar, nėse don tė jeshė
modest ndaj All-llahut
- Vesh rrobe tė trasha, tė ashpra qė tė mos depėrtojė tek ti mendjemadhėsia
dhe vetmashtrimi.
- Po ndonjėherė, zbukurohu kur tė adhurosh Zotin tėnd, pėr tė qenė i bukur
dhe i pastėr gjatė ibadetit, e jo pėr krekosje para njerėzve.
(Transmeton Ibni Maxhe.)
Porosia
24.
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari duhet tė japė nga pasuria e tij kur ai
ėshtė i nevojshėm pėr tė.
Prej Xhundub bin Xhenadeh r.a. transmetohet se ai e ka pyetur Pejgamberin
a.s.:
O i Dėrguar i All-llahut, cila sadaka (lėmoshė) ėshtė mė e vlefshme? Ai u
pėrgjigj: Ajo tė cilėn e jep njeriu kur ai vet ka nėvojė, e ia jep tė varfėrit
fshehurazi.
(Transmeton Darimiu)
Porosia
25.
Nga kjo porosi mėsojmė se tė kėrkuarit dituri, mėsimi dhe studimi janė mė
tė vlefshme se sa falja e namazit nafile.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:
O Ebu Dherr, tė mėsosh njė ajet nga libri i All-llahut (Kurani) ėshtė mė e
dobishme se sa tė falėsh njėqind rekate (nafile namaz).
Tė pėrpiqesh qė tė pėrfitosh diē nga dituria do tė ishte mė mirė se sa tė
falish njėmijė rekate (nafile).
(Transmeton Ibni Maxhe.)
Porosia
26.
Nga kjo porosi mėsojmė se nė dhikrin e All-llahut ka shpėrblim poashtu nė
heshtje nga fjalėt e kėqija ka shpėtim.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:
Tė kėshilloj: tė ruhesh nga hidhėrimi i All-llahut, nėse don tė jesh i
shpėtuar? Lexo Kuran, bėn dhikėr, (pėrmende All-llahun) sa mė shumė do tė
pėrmendesh lart nė qiej, dhe do tė kesh dritė nė tokė.
Po ashtu tė porosis qė mos tė flasish shumė, pėrpos kur fjala ėshtė e
dobishme, pėrndryshe vazhdo nė heshtje, sepse ajo dėbon djallin dhe tė ndihmon
nė punėt e fesė.
(Transmeton Bejhekiu)
Porosia
27.
Nga kjo porosi mėsojmė se kur jemi rehat e mirė nuk duhet harruar
All-llahun por gjithmonė Atė duhet lutur.
Prej Ebi Derdasė r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thėnė:
Lutju All-llahut dhe adhuro atė kur je nė rehati, nėse dėshiron qė Ai tė tė
pėrgjigjet kur do tė jesh nė vėshtirėsi
(Transmeton Hakimi nė Mustedrek prej Ebi Derdasė)
Porosia
28.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na mėson qė gjithmon tė jemi tė pregatitur, tė aftė dhe tė qėndrueshėm.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Besimtari i fortė ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur tek All-llahu se i dobti,
por ēdonjėri ėshtė i dobishėm.
Shpejto nė atė qė ke dobi,
kėrko ndihmė prej All-llahut dhe mos u bėn i pa aftė (mos u dorėzo).
Nėse tė godet diē (e pa dėshirueshme), mos thuaj: sikur ta kisha bėrė kėtė
e kėtė do tė ishte kėshtu e kėshtu, ngase thėnia sikur ( ta
bėja kėtė
) hap derėn e shejtanit.
(Transmeton Muslimi.)
Porosia
29.
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari gjithmonė duhet tė jetė i pastėr, i
disponuar dhe duhet ti shmanget shpifjes sė vėllezėrve tė vet.
Abdullah bin Mesudi r.a. thotė:
Mė ka kėshilluar Pejgamberi a.s. dhe mė ka thėnė: O Abdulla, kur tė jesh
duke agjėruar parfumosu,
bėhu i disponuar, mos u trego i hidhėruar, i mėrrolur, pėrgjigju ftesės sė
muslimanėve se atė e ke obligim, pėrpos nėse ke arsye nuk mban pėrgjegjėsi.
Falja namazin e xhenazes atij qė vdes prej miletit tonė (muslimanėve), po
edhe sikur tė jetė mėkatar i madh.
O Abdullah sikur ti shkosh All-llahut me mėkate tė mėdha sikur kodra, do
ta kesh mė lehtė sesa tė shpifėsh, tė dėshmosh rrejshėm kundėr ndonjė
besimtari.
(Transmeton Taberaniu.)
Porosia 30.
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari nuk duhet harruar ahiretin, po ashtu
nuk duhet ti nėnēmojė tė tjerėt.
Prej Ebu Bekrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:
O Ebu Bekėr, kur tė shohish njerėzit duke bėrė gara pas dunjasė, ti kėrko
ahiretin dhe pėrmende All-llahun pranė ēdo guri dhe druri, All-llahu do tė
pėrmend ty kur do ta pėrmendish Atė,
mos nėnēmo askend prej muslimanėve sepse atė musliman qė ju e shihni (konsideroni)
pa vlerė, ai tek All-llahu mund tė jetė i vlefshėm.
(Transmeton Dejlemiu prej Aliut.)
Porosia
31.
Nga kjo porosi mėsojmė se Pejgamberi a.s ka qenė i kujdesshėm pėr ti
mėsuar besimtarėt.
Prej Ebu Bekrit r.a. transmetohet se ka thėnė:
Mė ka urdhėruar Pejgamberi a.s. qė ēdo mėngjes dhe mbrėmje, po edhe para se
tė flejė tė them: ALL-LLAHUMME
FATIRIS-SEMA-VATI VEL ERD ALIMUL GAJBI VESH-SHEHADE.
O Zoti im, (Ti je) krijues i qiejve dhe tokės, Ti e din tė fshehtėn dhe
tė dukshmen.
(Transmeton Bejhekiu.)
Porosia
32.
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari duhet tė dojė pėr tė tjerėt atė qė don
pėr vete dhe tė jetė i kėnaqur me atė qė All-llahu i ka dhuruar.
Prej Ebi Derdasė r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:
O Ebi Derda, me fqiun sillu mirė nėse don tė jeshė besimtar,
dėshiro pėr njerėzit atė qė dėshiron pėr vete do tė jeshė i shpėtuar,
kėnaqu me atė qė All-llahu ka caktuar pėr ty dhe do tė jesh njeriu mė i
pasur.
(Transmeton Haraiti prej Ebi Derdasė.)
Porosia
33.
Nga kjo porosi kuptojmė se Pejgamberi a.s gjithmonė na ka mėsuar se ku mund
ta gjejmė shpėtimin dhe nga cilat punė duhet tė shmangemi.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thėnė:
A ka kush i merr prej meje disa fjalė, (mėsime) i zbaton dhe ua mėson tė
tjerėve?
Unė thashė: Unė o i Dėrguar i All-llahut, (ai) mė mori pėr dore, numėroi
pesė dhe tha:
O Ebu Hurejre, ik nga tė ndaluarat do tė jesh personi qė mė sė miri ke
adhuruar All-llahun.
Kėnaqu me atė qė All-llahu ka caktuar pėr ty, do tė jeshė mė i pasuri ndėr
njerėzit.
Sillu mirė me fqiun, tė jeshė besimtar,
duaje pėr njerėzit atė qė don pėr vete qė tė jeshė i shpėtuar,
mos qesh shumė se tė qeshurit shumė ta mbyt zemrėn.
(Transmeton Tirmidhiu.)
Porosia
34 .
Nga kjo porosi mėsojmė se duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr kohen e namazeve,
pėr prindėrit dhe tė luftojmė nė rrugė tė All-llahut
Prej Abdullah bin Mesudit r.a. transmetohet, se ka thėnė:
E kam pyetur Pejgamberin a.s. se cila punė ėshtė mė e mirė? Pejgamberi a.s.
tha:
Namazi nė kohėn e vet,
rrespekti ndaj prindėrve dhe
lufta nė rrugėn e All-llahut
(Transmeton Seid bin Mensur nė Sunenin e tij.)
Porosia
35.
Pejgamberi a.s. nė kėtė porosi
ka cekur njėzet e tre pika tė cilat janė tė nevojshme pėr ēdo besimtarė.
Transmetohet prej Muadh bin Xhebelit r.a. se ka thėnė:
Mė mori Pejgamberi a.s. pėr dore dhe mė tha:
O Muadh tė kėshilloj tė kesh frikė All-llahun,
tė thuash tė vėrtetėn,
tė zbatosh premtimin,
tė ēojsh nė vend emanetin,
mos tradhtosh,
tė mėshirosh jetimin,
tė mbrohesh prej hakut tė fqiut,
tė fshehish hidhėrimin,
tė flasish me urtėsi,
ti pėrshėndetėsh tė tjerėt me selam,
tė rrespektosh udhėheqėsin (e drejtė),
kupto Kuranin,
duaje ahiretin,
frikėsohu prej llogarisė,
pak shpreso,
puno shumė (punė tė mira),
kursesi mos tė fyesh ndonjė musliman,
mos beso gėnjeshtarin,
mos shpall tė drejtin gėnjeshtar,
mos kundėrshto imamin e drejtė,
mos shkakto trazira nė sipėrfaqen e tokės.
O Muadh: pėrmende All-llahun pranė ēdo guri dhe druri,
pendohu pėr ēdo mėkat,
pėr tė fshehurin fshehurazi e pėr tė dukshmin haptazi.
(Transmeton Bejhekiu.)
Porosia
36.
Kjo porosi sihariqon thirrėsit
nė rrugė tė All-llahut.
Prej Muadhit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
O Muadh: Po tė bėhesh ti shkaktar e tė u dhėzohet (nė Islam) njė njeri prej
mosbesimtarėve, do tė jetė mė e dobishme pėr ty sesa tė kesh ca deve tė kuqe.
(Transmeton imam Ahmedi.)
Porosia
37.
Me kėtė porosi Pejgamberi a.s
na mėson se si tė shprehim nėnshtrimin tonė tė plotė ndaj All-llahut Fuqiplotė.
Prej Ebij Amarete bin Azib r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Kur tė biesh nė shtrat thuaj:
ALLAHUMME ESLEMTU NEFSIJ ILEJKE, VE
VEXHEHTU VEXHHI ILEJKE,VE FEVEVTU EMRIJ ILEJKE, VE ELXHETU DHAHRI ILEJKE,
RAGBETENVE REHBETEN ILEJKE, LA MELXHEE VELA MENXHEE MINKE IL-LA ILEJKE, AMENTU
BI KITABIKEL-LEDHII ENZELTEH VE BI NEBIJJIKE EL-LEDHI ERSELTE.
O Zoti im, shpirtin tim Ty ta dorėzoj, kah Ti kthehem, Ty tė mbėshtetem,
Ty tė frikohem dhe nė Ty shpresoj, ska shpėtim dhe strehim pėrveē se te Ti. I
besoj librit Tėnd (Kuranit) qė e zbrite, dhe Pejgamberit qė Ti e dėrgove.
O Ebi Ammare nėse ti vdes gjatė kėsaj nate, vdes me iman (besim)tė vėrtetė, e nėse zgjohesh, zgjohesh me tė mira.
(Muttefekun alejh)
Porosia 38.
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi
na tėrheq vėrejtjen qė tiu shmangemi shtatė mėkateve tė cilat janė shumė tė
dėmshme pėr besimtarin.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Ruhuni nga shtatė mėkatet tė cilat ju ēojnė nė zhdukje, (shokėt e tij)
thanė:
E cilat janė ato o i Dėrguar i All-llahut ?
Pejgamberi a.s. tha:
Tė bėrit rival, ortak All-llahut,
sihri (magjia)
mbytja e njeriut tė cilin akt All-llahu e ka ndaluar, pėrpos nėse ajo bėhet
me tė drejtė ,
ngrėnia e kamatės,
ngrėnia e pasurisė sė jetimit,
tė ikurit nga fronti i luftės dhe
shpifja ndaj femrės sė ndershme muslimane.
(Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.)
Porosia
39.
Kjo porosi na bėn tė kuptojmė
se besimtari nuk duhet tė flejė para se tė dėshmon njėsimin e All-llahut dhe tė
kėrkojė nga Ai qė ta mbrojė nga sherri i njerėzve dhe i xhinėve.
Prej Ukbe bin Amirit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
O Ukbe bin Amir a dėshiron qė ti mėsoj ty tre sure (kaptna) tė cilat kanė
qenė tė zbritura nė Tevrat, Inxhil, Zebur dhe nė Kuranin e Madhėrishėm? Unė thashė
(thotė Ukbe): Po, o i Dėrguar i All-llahut. Pejgamberi a.s. mi kėndoi: KUL
HUVALL-LLAHU EHAD, KUL EUDHU BI RABIL FELEK dhe KUL EUDHU BI RABIN-NAS. Pastaj
tha:
O Ukbe mos i harro kėto, dhe mos tė fleshė asnjė natė para se ti lexosh
kėto sure.
Ukbe thotė: Unė kurrė si kam harruar dhe kurrė skam fjetur para se ti
kėndoj kėto sure.
(Transmeton imam Ahmedi.)
Porosia
40.
Nga kjo porosi mėsojmė se
namazin duhet ta falim me kujdes tė veēantė, tė ruhemi nga tė folurit keq dhe tė
jemi tė kėnaqur me atė qė All-llahu ka caktuar pėr ne.
Prej Ebi Ejub El-Ensariut r.a. transmetohet e ky Pejgamberit a.s. i ka
thėnė:
O i dėrguar i All-llahut, mė kėshillo:
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Kur tė falish namaz fale sikur atė e ke namazin e fundit, (sikur pas atij
namazi do tė vdesish),
mos fol fjalė qė pastaj tė detyrohesh tė kėrkosh falje pėr tė dhe
assesi mos lakmo nė atė qė e kanė tė tjerėt.
(Transmeton imam Ahmedi nė Musnedin e tij.)
Porosia
41.
Kjo porosi na bėn me dije se muslimani
pėr ēdo ēėshtje tė jetės sė tij duhet tė orientohet te mėsimet e Pejgamberit
a.s. dhe se aty e gjen ēelsin e problemit tė vet.
Prej Aliut r.a. transmetohet se i ka thėnė Pejgamberit a.s.:
O i Dėrguar i All-llahut: Kurani ik prej gjoksit tim (zemrės) , assesi se
mbaj mend. Pejgamberi a.s. tha: O baba i Hasanit , a
dėshiron qė ty ti mėsoj disa fjalė (lutje) qė prej tyre do tė kesh dobi ti dhe
ai qė ti do tia mėsosh dhe me atė do tė mbash mend gjithēka dhe kurrė nuk do
ti harrosh?
Ali tha: Po, o i Dėrguar i All-llahut.
Pejgamberi a.s. tha: Kur tė vijė nata e xhuma nėse mundesh tė zgjohesh nė
pjesėn e tretė tė natės, zgjohu se ai moment ėshtė i dėshmuar, melekėt janė
present dhe lutja pranohet.
Po qė se nuk mund tė zgjohesh nė pjesėn e tretė, atėherė nė mesnatė, po qė
se nuk mundesh atėherė para se tė fleshė fal katėr rekate namaz. Lexo nė tė
parin Fatihanė dhe suren Jasin, nė tė dytin Fatihanė dhe suren El-Duhan, nė tė
tretin Fatihanė dhe suren Sexhde, ndėrsa nė tė katėrtin Fatihanė dhe suren El-Mulk.
Pasi tė lexosh et-tehijatin, shehadetin dhe salavatet thuaj: ALL-LLAHUMMEGFIR LIL MUMINIINE VEL
MUMINAAT, VEL MUSLIMINE VEL MUSLIMAAT EL AHJAI MINHUM VEL EMVAAT BI RAHME-TIKE
JA ERHAMER-RAHIMIIN.
RABBENAGFIR LENA VE LI IHVANINA EL-LEDHINE SEBEKU-NA BIL IMAN.
ALL-LLAHUME ERHAMNI BI-TER-KIL MEASI EBEDEN MA EB-KAJTENI VERHAMNI EN
ETEKEL-LEFU MA LA JANINI VERZUKNI HUSNEN-NERDHA-RI FIIMA JURDI-IKE ANNI.
ALL-LLAHUMME BEDIIUS-SE-MAVAATI VEL-ERD DHEL XHELALI VEL IKRAM VEL
IZZETIL-LETI LA TURAM, ESELUKE JA ALL-LLAH JA RAHMAN BI XHELALIKE VE NURI
VERXHHIKE EN TUNEVVIRE BIKITABIKE BESARI, VE EN TUTLIKA BIHI LISANIJ, VE EN
TUFRIXHE BIHI AN KALBIJ, VE EN TESHREHA BIHI SADRIJ, VE EN TES-TAMELE BIHI
BEDENI, FE INNEHU LA JUINUNII ALEL HAKKI GAJREKE VE LA JUTINIIHI IL-LA ENTE,
VELA HAULE VELAKUVVETE IL-LA BIL-LAHIL ALIJIL ADHIM.
O Zot fail besimtarėt dhe besimtaret, muslimanėt dhe muslimanet, tė gjallėt
dhe tė vdekurit, me mėshirėn tėnde o mėshirues i mėshiruesve.
O Zoti ynė, na fal neve dhe vėllezėrit tonė besimtarė tė cilėt kanė kaluar
para nesh.
O Zoti im, mė mėshiro mua qė tiu shmangem mėkateve sa tė jem gjallė,
poashtu mė mėshiro dhe mos lejo qė tė ngarkoj veten mė punė qė nuk mė takojnė.
Mė mundėso qė tė veproj punė me tė cilat Ti do tė jesh i kėnaqur ndaj meje.
Zoti im, Ti je shpikės i qiejve dhe tokės, Ty tė takon lartmadhėria, fisnikėria
dhe fuqia. Ti ske rival.
O Zoti im i gjkithmėshirshėm, Ty tė lus qė pėr hirė tė lartmadhėrisė dhe
nurit tė fytyrės sate tė mė ndriēosh syt e mi me dritėn e Kuranit, tė mė
lirosh me tė gjuhėn time, qetėso me tė zemrėn time, poashtu tė lus tėrė trupi
im tė veprojė sipas urdhėrave tė Kuranit, sepse askush tjetėr nuk mund tė mė
ndihmojė nė rrugė tė drejtė pos teje, askush nuk mund tė mė japė kėtė qė kėrkoj
pos Teje.
O Zot i madhėrishėm ska kush mė ndihmon kah e mira as qė mė pengon nga e
keēja pos Teje.
Pastaj Pejgamberi a.s. tha:
O Ebel Hasan, vepro kėshtu tre, pesė ose shtatė xhumaja, lutja inshAll-llah
do tė pranohet. Betohem nė Atė qė mė dėrgoi me tė vėrtetėn. Besimtarit kjo
lutje nuk i refuzohet.
Aliu thotė: Vall-llahi nuk kaluan pesė ose shtatė xhumaja Pejgamberi a.s.
erdhi nė tė njejtin mexhlis (vend-ndeje), e unė thashė: O i Dėrguar i
All-llahut, unė mė parė mėsoja katėr ajete, pastaj i harroja ndėrsa tash mėsoj
dyzet ajete e mė shumė, kur i lexoj sikur e kam Kuranin para vetes. Mė parė
dėgjoja hadithe, kur doja ti pėrsėris, veē i kisha harruar, kurse tash e
dėgjoj hadithin dhe e pėrsėris, se harroj asnjė shkronjė. Pejgamberi a.s. tha
: Betohem nė Zotin e Qabes, se Ebul Hasani ėshtė besimtar.
(Transmetojnė Tirmidhiu dhe Hakimi).
Porosia 42.
Nga kjo porosi mėsojmė se
besimtari duhet tė ruhet nga zilia, spse zilaiqari ėshtė nė Xhehennem para se
tė hyj nė te.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberit a.s. ka thėnė:
Keni kujdes, ruhuni nga zilija, sepse zilija i djeg punėt e mira (thevabet)
ashtu siē i djeg zjarri drunjtė.
(Transmetojnė Tirmidhiu.)
Porosia
43.
Nga kjo porosi kuptojmė se pėr
besimtarin ėshtė mė e dobishme tė posedojė vyrtyte tė larta se sa tė posedojė
pasuri tė ndryshme.
Prej Aliut r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij ka thėnė:
O Ali, mos lakmo kėnaqėsinė e askujt pėrpos kėnaqėsisė sė All-llahut,
mos ki frikė tjetėr kėnd pos All-llahun,
kur pyetesh pėr diēka mos kurse tė thuash nuk e di, All-llahu e din mė sė
miri.
O Ali, cilėn e dėshiron; tė ti jap ty pesėqind dele, ose tė ti mėsoj pesė
fjalė tė cilat janė tė vlefshme pėr dunja dhe ahiret.
(Aliu tha): O i Dėrguar i All-llahut, mi mėso pesė fjalė. Atėherė
Pejgamberi a.s. tha:
Thuaj: All-llahumme-gfir lii dhenbi ve vesili huluki, ve tajjib li kesbi,
ve kanini bima rrezakteni, vela tedhheb bi nefsi ila shejin sarreftehu anni.
O Zoti im, fail mėkatet e mia, mė dhuro moral tė mirė, fitimin tim bėre tė
jetė i pastėr, mė bėn qė tė mė mjaftojė ajo qė Ti mė ke furnizuar, mos mė bėj
qė tė lakmoj atė qė Ti nuk ma ke ofruar.
(Transmeton Dejlemiu nė Musnedin El-Firdeus)
Porosia
44.
Kjo porosi na bėn tė ditur qė
besimtari tė mos habitet pas dunjasė e tė harrojė ahiretin.
Transmetohet prej Ebu Dherrit se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Mos grumbulloni atė qė sdo ta hani,
mos ndėrtoni atė qė nė tė nuk banoni,
mos garoni nė gjėra tė cilat ju nesėr do ti leni,
keni frikė All-llahun tek i cili do tė ktheheni, dhe para Tij do tė
qėndroni,
lakmoni atė, drejt cilės jeni duke shkuar dhe atė qė ju nė tė gjithmonė do
tė qėndroni.
(Transmeton Darimiu.)
Porosia
45.
Nė kėtė porosi Pejgamberi a.s.
ka cekur njėmbėdhjetė pika dhe ato i ka filluar me porosinė qė tė kemi frikė
All-llahun sepse ajo ėshtė ēelsi i shpėtimit.
Transmetohet prej Ebu Dherrit r.a. i cili ka thėnė: O i Dėrguar i
All-llahut mė kėshillo!
Pejgamberi a.s. tha: Frikėsohu prej All-llahut sepse ajo ėshtė puna
kryesore, (shtylla e fesė). I thashė: O i Dėrguar i All-llahut, vazhdo! Pejgamberi
a.s. tha:
Lexo Kuranin dhe pėrmende All-llahun e Lartmadhėruar, sepse ajo ėshtė pėr
ty dritė nė tokė e pasuri nė qiej. I thashė O Pejgamber i All-llahut, vazhdo, e
ai mė tyha:
Largohu nga tė qeshurit shumė, se qeshja e tepruar e vdes zemrėn dhe humb
ndriqimin e fytyrės. Unė i thash: O Pejgamber mė kėshillo, dhe ai vazhdoi:
Tė porosis tė bėsh xhihad, sepse ai ėshtė ibadeti mė i ēmuar i ummetit tim.
Unė i thash: O Pejgamber mė kėshillo edhe mė: Ai tha:
Duaji tė ngratit dhe shoqėrohu me ta.
Unė i thash: O Pejgamber mė kėshillo edh mė: Ai tha:
Shiko ata qė janė mė tė varfėr, e mos i shiko ata qė janė mė tė pasur se
ti, qė tė mos harrosh, nėnēmosh dhuntitė e All-llahut qė ti ka dhuruar. Unė
thash: O Pejgamber mė kėshillo edhe mė: Ai tha:
Thuaj tė vėrtetėn po edhe qoftė e hidhur. Unė thash: mė kėshillo edhe mė:
Ai tha:
Kij kujdes nga mėkatet tua e mos angazho veten me tė huajat.
Mos kritiko tjetėr pėr punėn tė cilėn ti vetė e bėn. Mjafton pėr ty si
mėkat, kur ti angazhohesh me gabimet e huaja e tuat i harron. Dhe kur i
kritikon tė tjerėt pėr punėn tė cilėn ti vetė e bėn. Pastaj mė vuri dorėn nė gjoks dhe mė tha:
O Eba Dherr: Menēuria mė e madhe ėshtė tė dish tė planifikosh pėr jetėn dhe
ekonominė tėnde.
Devotshmėria mė e madhe ėshtė tė ruhesh nga haramet; ajo
qė tė lartėson nderin familjar dhe tė bėn tė ndershėm ėshtė sjellja e mirė.
(Transmeton Darimiu.)
Porosia
46.
Nga kjo porosi mėsojmė se udhėheqėsin e drejtė duhet
dėgjuar, duhet tė jemi bėmirės dhe tė kujdesemi pėr namazin.
Pej Ebu Dherrit r.a. tansmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thėnė:
Dėgjo dhe respekto udhėheqėsin e (drejtė) po edhe sikur tė jetė njė rob me
hundė tė prerė .
Nėse bėn njė gjellė, qiti mė shumė ujė, bėre mė tė hollė qė tu ndash prej
saj edhe fqinjve tė tu dhe
Fale namazin nė kohėn e vet.
(Transmeton Tirmidhiu)
Porosia
47.
Nė kėtė porosi ėshtė karakteristikė urdhėri
qė tė pritet gjashtė ditė me qėllim qė Ebu Dherri tė jetė i kujdesshėm, ta
pėrcjellė me vėmendje dhe mos tė harrojė.
Transmetohet prej Eba Dherrit dhe Muadh bin Xhebelit r.a. se Pejgamberi
a.s. ka thėnė:
Gjashtė ditė (prit), e pastaj mbaje mend se ēka do tė thuhet ty. Kur erdhi
dita e shtatė Pejgamberi a.s. tha:
Tė porosis tė kesh frikė All-llahun nė punėt tua tė fshehta dhe tė dukshme.
Kur tė gabosh, bėre njė vepėr tė mirė, qė tė fshish tė keqen e bėrė dhe mos
lyp prej askujt asgjė po edhe kur tė bie thupra (prej dore)
dhe mos merr emanet
(Transmeton Ibni Maxhe.)
Porosia
48.
Kjo porosi i ėshtė dedikuar Pejgamberit a.s. nga
All-llahu Fuqiplotė e Ai na e ka pėrcjellė edhe neve duke pasur parasysh qė
edhe net ė kemi dobi nga kjo porosi.
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Zoti im mė ka porositur nėntė gjėra e unė ju porosis edhe juve:
- Mė ka porositur tė jem i sinqertė nė punėt e fshehta dhe ato tė dukshme,
- tė jem i drejt kur tė jem i disponuar dhe kur tė jem i hidhėruar,
- tė jem i matur (mos tė hargjoj pa nevojė) kur tė jem i pasur dhe kur tė
jem i varfėr.
- Tia fali hakun atij qė mė ka dėmtuar,
- ti jap atij qė mė ka rrefuzuar, (smė ka dhėnė kur i kam kėrkuar),
- ta vizitoj atė qė mė ka bojkotuar,
- heshtja ime tė jetė mendim, studim,
- fjala ime tė jetė dhikėr,
-shikimi im tė jetė mėsim
(Transmeton Ibni Maxhe)
Porosia
49.
Me kėtė porosi Pejgamberi a.s.
na bėn tė ditur se njerėzit derisa e kanė njė gjė nuk ia dinė vlerėn, andaj na
tėrheq vėmendjen qė tė mirat e kėsaj bote ti shfrytėzojmė sepse ato nuk janė
tė pėrhershme.
Transmetohet prej Ibni Abbasit se Pejgamberi a.s. njė njeriut i ka thėnė:
Shfrytėzoi pesė gjėra para pesė tė tjerave:
- Rininė tėnde para se tė arrijė pleqėria.
- Shėndetin para se tė arrijė sėmundja.
- Pasurinė para se tė vijė varfėria.
- Kohėn e lirė para se tė zihesh me punė.
- Jetėn tėnde para se tė vijė vdekja.
(Transmeton Darimiu.)
Porosia
50.
Me kėtė porosi Pejgamberi a.s.
dėshiron qė ne tė jemi tė qėndrueshėm nė besimin tonė ndaj All-llahut Njė dhe
tė mos iu afrohemi punėve tė ndaluara nga All-llahu.
Prej Muadh bin Xhebelit transmetohet e ai thotė:
Mė ka porositur Pejgamberi a.s. me dhjetė gjėra:
- Mos i bėn shok All-llahut edhe sikur tė vritesh ose tė digjesh.
- Mos iu kundėrvė prindėrve po edhe nėse tė
urdhėrojnė qė tė dalish nga familja dhe pasuria yte.
- Mos le qėllimisht namaz farz pa falė, se kush le
namaz farz me qėllim, nuk ėshtė nėn besėn e All-llahut.
- Kursesi mos pi alkohol, se alkoholi ėshtė fillim i ēdo mėkati.
- Ruaju nga mėkatet, se pėr shkak tė mėkateve meriton hidhėrimin e
All-llahut.
- Mos ik nga fronti po edhe nėse vriten (zhduken) tė tjerėt.
- Nėse njerėzit i godet vdekja (nė luftė) ti qėndro.
- Shpenzo pėr familjen tėnde nga pasuria yte e fituar.
- Mos largo thuprrėn prej tyre duke i edukuar dhe
- Frikėsoi ata prej (hidhėrimit tė) All-llahut.
(Transmeton Ibni Maxhe.)
Porosia
51.
Nga kjo porosi kuptojmė se punėt qė nuk
bėhen me sinqeritet nuk ka dobi prej tyre po edhe nėse janė shumė.
Prej Ebi Dherrit r.a. transmetohet se ky Pejgamberit a.s. i ka thėnė:
O i Dėrguar i All-llahut me kėshillo? Pejgamberi a.s.
tha: O Eba Dherr: Bėri punėt me sinqeritet pėr hir tė All-llahut ato do tė
mjaftojnė po edhe nėse janė pak.
(Transmeton Tirmidhiu.)
Porosia
52.
Nga kjo porosi kuptojmė se besimtari kur e don dikend
duhet ta lajmėron se e don e kur e don e kėshillon kah e mira.
Prej Muadhit r.a. transmetohet se ka thėnė:
Mė mori Pejgamberi pėr dore pastaj mė tha: O Muadh, pasha All-llahun, unė
ty tė dua, andaj tė kėshilloj:
O Muadh, mos e le pa thėnė pas ēdo namazi: All-llahumme einni ala dhikrike
ve shukrike ve husni ibadetike.
O Zoti im mė ndihmo tė tė pėrmendi Ty dhe tė tė falenderoj, (po ashtu mė
ndihmo) qė sa mė mirė Ty tė tė adhuroj.
(Transmetojnė Bezzari dhe Taberaniu.)
Porosia
53.
Kjo porosi na bėn tė qartė qė
adhurimi tė bėhet me vėmendje dhe me sinqeritet, pėr ndryshe nuk vlen aspak.
Prej Muadhit r.a. transmetohet se ai Pejgamberit
a.s. i ka thėnė: O i Dėrguar i All-llahut mė kėshillo?
Pejgamberi a.s. atij i ka thėnė:
Adhuro All-llahun sikur ti Atė e sheh dhe numėroje veten me tė vdekurit, po
nėse don tė tė lajmėroj pėr atė qė ėshtė mė e vlefshme se gjithė punėt e tjera,
atėherė ruaje kėtė (dhe bėri isharet me dorėn e tij kah gjuha)
(Transmeton Tirmidhiu.)
Porosia
54.
Nga kjo porosi mėsojmė se njėri-tjetrin duhet
ndihmuar pėr tė mirė dhe raportet familjare duhet tė mbahen me urtėsi.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Kėshilloni njėri tjetrin qė tė sillen mirė ndaj bashkėshorteve tė tyre
ngase gruaja ėshtė e krijuar prej brinjės mė tė shtrembėruar nga brinjtė e
Ademit a.s. Nėse tenton atė ta drejtosh tėrėsisht, atėherė atė do ta thesh,
ndėrsa nėse e le e nuk e drejton dalngadal ajo shtrembėrohet edhe mė shumė,
andaj kėshilloni njėri tjetrin qė tė silleni mirė ndaj grave.
(Ttransmetojnė Buhariu dhe Muslimi.)
Porosia 55.
Nė kėtė porosi Pejgamberi a.s.
u pėrcaktua vetėm nė xhihadin pėr tė bėrė tė ditur se xhihadi pėr muslimanin
ėshtė virtyt i pashoq. Ubadete bin Samit r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka
thėnė:
Luftoni nė rrugė tė All-llahut, sepse lufta nė rrugėn e All-llahut ėshtė
dera e Xhennetit.
All-llahu i Lartėmadhėruar pėr hirė tė xhihadit shpėton
(njeriun) prej mėrzisė dhe pikėllimit.
(Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu)
Porosia
56.
Me kėtė porosi Pejgamberi a.s.
na bėn me dije qė tė mbajmė lidhje tė ngusht me All-llahun dhe me njėri tjetrin
e sidomos i pasuri me tė varfėrin.
Xhabiri r.a. transmeton duke thėnė:
Pejgamberi a.s. na mbajti njė fjalim ku mes tjerash tha:
- O ju njerėz, pendohuni tek All-llahu para se tė vdisni.
- Nxitoni kah punėt e mira para se tju ndodh diēka qė mund tju pengon nga
ato.
- Me All-llahun mbani lidhje tė ngushtė duke pėrmendur Atė sa mė shumė,
shpėrndani sadaka (lėmoshė) sa mė shumė fshehurazi dhe haptazi, sepse pėr hir
tė saj do tė furnizoheni, do tė ndihmoheni dhe do tė jeni tė fuqishėm.
(Transmeton Bejhekiu.)
Porosia
57.
Nga kjo porosi kuptohet se besimtari duhet
tė pėrmbahet nga hidhėrimi.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se njė njeri
Pejgamberit a.s. i ka thėnė:
O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo!
Pejgamberi a.s. tha: Mos u hidhėro. Ai pėrsėriti
disa herė duke thėnė mė kėshillo e Pejgamberi a.s. tha
mos u hidhėro.
(Transmeton Buhariu.)
Porosia
58.
Nga kjo porosi mėsojmė se Pejgamberi a.s. ka qenė i kujdesshėm pėr rininė e ummetit tė vet, andaj
i ka porositur qė tė martohen, ndėrsa nė rast pamundėsie pėr martesė u ka
ofruar si masė preventive agjėrimin.
Prej Abdullah bin Mesudit r.a. transmetohet se
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
O jut ė rinj, kush ka prej jush mundėsi dhe kushte (pėr martesė) le tė
martohet, sepse martesa i ruan sytė nga tė shikuarit nė gjėra tė ndaluara dhe e
ruan nderin. E kush nuk ka mundėsi (tė martohet), le
tė agjėrojė sepse agjėrimi pėr tė do tė jetė mbrojtje.
(Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.)
Porosia 59.
Nga kjo porosi besimtari mėson se
lidhshmėria mė e ngushtė duhet tė jetė me All-llahun krijuesin e botėrave.
Prej Abdullah bin Abbasit r.a. transmetohet se ka
thėnė:
Isha njė ditė (duke ecur) pas Pejgamberit a.s., e ai mė tha: O djalosh, unė
do ti mėsoj ty disa fjalė: Ruaje All-llahun (d.m.th. zbatoi urdhėrat e Tij,
dhe largohu nga ndalimet e Tij) tė ruan Ai ty (nga ēdo e keqe), ruaje
All-llahun nėse dėshiron ta kesh gjithmon pranė vetes.
Kur tė lypish lyp prej All-llahut, kur tė kėrkosh ndihmė,
kėrko prej Tij. Dije se gjithė njerėzit sikur tė tubohen qė tė
bėjnė ty njė tė mirė nuk do tė bėjnė pėrpos atė qė All-llahu ka caktuar pėr ty,
po nėse gjithė njerėzit tubohen, pajtohen qė ty tė tė bėjnė njė tė keqe, nuk do
tė mund tė bėjnė pėrpos asaj qė All-llahu pėr ty ka caktuar.
Janė ngritur lapsat dhe janė tharė fletushkat.
(don tė thotė, se atė qė All-llahu ka shkruar nė
kader, askush nuk mund ta ndryshojė).
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė i mirė
dhe i vėrtetė.)
Porosia 60.
Nga kjo porosi mėsojmė se si tė jemi zotėrinj, krenar
dhe tė kemi kujdes kur tė flasim tė mos gabojmė.
Prej Ismail bin Muhamedit r.a. transmetohet se njė njeri ka ardhur te
Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė: O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo,
Pejgamberi a.s. i tha:
- Mos lakmo atė qė kanė tė tjerėt: nėse don tė jeshė zotėri,
- mos u bėn i pangopur, se ajo ėshtė varfėria e gatshme,
- fale namazin sikur atė e ke tė fundit (e nuk do tė falish tjetėr pas tij,
ndonėse mund tė ndėrrosh jetė),
- ke kujdes nga punėt dhe fjalėt pėr tė cilat detyrohesh tė kėrkosh falje.
(Transmetojnė Hakimi dhe Bejhekiu.)
Porosia
61.
Nga kjo porosi mėsojmė se Pejgamberi a.s. ka qenė shumė i kujdesshėm pėr faljen e mėkateve tona,
andaj na ka shpjeguar se si arrihet falja e mėkateve.
Ikrime r.a. transmeton prej Ibni Abbasit r.a. se Pejgamberi a.s. Abbasit i
ka thėnė:
O Abbas, o xhaxhai im a dėshiron qė tė mėsoj, nėse ti vepron atė qė tė
mėsoj do tė falen mėkatet. Ato tė parat dhe tė fundit, tė
hershmet dhe tė tashmet, ato (qė i ke bėrė) pa qėllim dhe ato me qėllim, tė
voglat dhe tė mėdhatė, tė dukshmet dhe tė padukshmet.
(Nėse dėshiron qė tė falen kėto dhjetė lloje tė
mėkateve), atėherė fali katėr rekate namaz, nė ēdo rekat lexo Fatihanė dhe njė
sure. Pasi ti lexosh kėto duke qėndruar nė kėmbė, thuaj 15
herė subhanall-llahi velhamdulil-lahi vela ilahe il-lall-llahu vall-llahu
ekber, vela haule, vela kuvvete il-la bil-lahil alij-jil adhiim.
Pastaj shko nė ruku dhe tė njejtat fjaė i thua 10 herė (pas thėnjės subhane
rabijel adhim), pastaj ngrihu prej rukusė dhe thuaj atė 10 herė, pastaj shko nė
sexhde dhe pasi tė thuash 3 herė subhane rabijel eala thuaj 10 herė, pastaj
qohu prej sexhdes duke qėndruar ulur thuaj 10 herė, pastaj shko nė sexhde dhe
thuaj 10 herė, pasi tė bėshė sexhden qėndro ulur dhe thuaj 10 herė, pastaj shko
nė rekatin e dytė dhe kėshtu vepro gjatė katėr rekateve, kėshtu qė ato bėhen 75
herė nė njė rekat.
O Abas nėse ke mundėsi qė kėtė (namaz) ta falish pėr ēdo ditė-fale, e nėse
jo, fale njė herė nė javė, e nėse jo, po qė se nuk
mund ta falish, atėherė fale pėr ēdo ditė, po nėse edhe atė nuk mund ta bėsh,
atėherė fale njė herė gjatė jetės sate.
(Transmetojnė En-Nesaiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe dhe Bejhekiu)
Porosia
62.
Nė kėtė porosi Pejgamberi a.s.
ėshtė shprehur nė mėnyrė alegorike ku me fjalė tė shkurta na ka sugjeruar se si
tė pėrgatitemi pėr shpėtimin e vetes nė kėtė botė dhe tjetrėn.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se ka thėnė:
Pejgamberi a.s mė ka porositur me katėr gjėra tė cilat pėr mua janė mė tė
dashura se dunjaja dhe gjithė ēka ekziston nė tė. Ai mė ka thėnė:
O Eba Dherr, siguroje anijen se deti ėshtė i thellė ,
pėrgatitu pėr udhėtimin se rruga ėshtė e gjatė .
Lehtėso shpinėn tėnde se pragu ėshtė i lartė ,
punėt bėri me sinqeritet, se Mbikqyrėsi ėshtė i kujdesshėm dhe preciz .
(Transmeton Imam El-Makdisi.)
Porosia
63.
Kjo porosi na bėn tė qartė se
shokėt e Pejgamberit a.s. pėr ēdo ēėshtje i janė drejtuar Pejgamberit a.s.
sepse ai ka qenė mėsues dhe udhėzuesi i tyre nė ēdo lėmi.
Transmetohet prej Othman bin Ebil As Eth-Thekafit
r.a. e ai ėshtė ankuar te Pejgamberi a.s. nga njė dhimbje nė trup.
Pejgamberi a.s. i ka thėnė: Vėre dorėn aty ku tė
dhemb dhe thuaj: bismilahi 3 herė, pastaj thuaj 7 herė eudhubil-lahi ve
kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhirru.
Kėrkoj ndihmė prej All-llahut qė me fuqinė e vet tė mė mbron dhe tė mė
shpėton nga e keqja e sėmundjes qė pėrjetoj dhe nga ajo qė unė kam frikė qė
mund tė mė godas.
(Transmeton Darimiu.)
Porosia
64.
Pejgamberit a.s. me kėtė
porosi na mėson se me cilin duhet tė shoqėrohemi dhe tė kemi kujdes se cilin e
pranojmė nė shtėpinė tonė.
Ebi Seid El-Huderiu r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Mos shoqėro tjetėr kėnd pėrpos besimtarin,
dhe mos tė hajė bukėn tėnde pėrpos ai qė ka frikė All-llahun.
(Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Porosia
65.
Me kėtė porosi Pejgamberit a.s.
na tėrheq vėrejtjen qė tė ruhemi nga shirku dhe na tregon masat mbrojtėse
kundėr tij.
Ebu Musa El-Esh-shariju r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. njė ditė ka
mbajtur njė fjalim, dhe ka thėnė:
O ju njerėz, keni frikė shirkun se ai ėshtė mė i fshehur se ecja e
bubrrecit. Dikush nga as-habėt tha: O i Dėrguar i All-llahut, e si tė ruhemi
nga shirku pasi qė ai ėshtė mė i fshėhtė se ecja e bubrrecit. Pejgamberi a.s. tha: Thoni ēdo mėngjez dhe mbrėmje: O Zot, tė lutemi tė
na mbrosh qė tė mos bėjmė shirk me diēka, duke e ditur dhe kėrkojmė falje pėr
atė qė ne nuk e dimė.
(Transmetojnė Ahmedi dhe Taberaniu.)
Porosia
66.
Nga kjo porosi mėsojmė rėndėsinė dhe vlerėn
e pastrimit tė gojės dhe pėrdorimit tė misvakut.
Prej Ebi Umamete r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Lani dhėmbėt me misvak, sepse misvaku pastron gojen, ai qė pėrdor misvakun
All-llahu me tė ėshtė i kėnaqur. Xhibrili ēdo herė qė mė ka urdhėruar mė ka
porositur qė tė pėrdori misvakun, sa qė jam frikėsuar
se po mė bėhet farz mua dhe ummetit tim. Po sikur tė mos frikėsohesha se do tė
ngarkoja ummetin tim, do ta kisha obliguar qė tė
pėrdorin misvakun gjatė ēdo abdesi.
(Transmeton Ibni Maxhe)
Porosia
67.
Nga kjo porosi kuptojmė vlerėn e dhikrit
dhe faljės sė namazit nė kohėn e vet.
Prej Ajadit r.a. transmetohet se ai ka dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė:
Pėrmendni All-llahun vazhdimisht dhe sa mė shumė.
Namazin falne posa tė hyjė koha, e kurrsesi mos e vononi, e All-llahu do tua dyfishojė shpėrblimin.
(Transmeton Darimiu.)
Porosia
68.
Nga kjo porosi mėsojmė se shtėpia dallohet
nga varrezat vetėm nėse nė tė falim namaz.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Falni namaz nė shtėpitė tuaja e mos i bėni ato varreza .
(Transmetojnė Buhariu,Muslimi, Ebu Davudi,
Tirmidhiu dhe Nasiu).
Porosia
69.
Nga kjo porosi mėsojmė qė ēdo herė kur e
kemi gjuhen e lirė tė angazhohemi me dhikėr.
Prej Muadhit r.a. transmetohet se ky e ka pyetur Pejgamberin a.s.:
O i Dėrguar i All-llahut, cila punė ėshtė mė e mirė qė mė afron tek
All-llahu?
Pejgamberi a.s. tha:
Gjuha jote le tė jetė e angazhuar natėn dhe ditėn me tė pėrmendurit
All-llahun.
Muadhi thotė: Kjo ka qenė biseda ime e fundit me Pejgamberin a.s.
(Transmeton Imam Ahmedi)
Porosia 70
Nga kjo porosi mėsojmė se duhet tė kemi frikė ndaj
All-llahut dhe ta ndjekim sunnetin e Pejgamberit a.s.
dhe tė hulefai rashidinėve.
Prej Urbad bin Sarijete r.a. transmetohet se ka thėnė:
Pejgamberi a.s. fali namazin pastaj u kthye kah ne, na kėshilloi sa qė
shumė na preki, na u trishtuan zemrat dhe na lotuan sytė, pastaj dikush iu
drejtua dhe tha: O i Dėrguar i All-llahut, kjo sikur tė jetė kėshillė e fundit,
andaj vazhdo tė na kėshillosh edhe mė.
Pejgamberi a.s. tha:
Ju kėshilloj tė keni frikė All-llahun (urdhėrat e Tij zbatoni, nga haramet,
tė ndaluarat largohuni),
dėgjoni dhe respektoni po edhe nėse ju udhėheq njė rob zezak , ngase ai qė
do tė jetojė pas meje, do tė shohė shumė kundėrshtime,
andaj kapuni pėr sunnetin tim dhe sunnetin e hulefave tė drejtė, tė
udhėzuar pas meje,
kapuni fortė pėr sunnetin tim me dhėmballėt e juaja (d.m.th. me gjith
fuqinė tuaj qė posedoni).
Ju tėrheqi vėrejtjen tė keni kujdes, tė ruheni nga punėt e shpikura nė fe, sepse ēdo ēpikje nė fe ėshtė bidat (risi), e ēdo bidat
ėshtė dalalet (humbje e rrugės sė vėrtetė).
(Transmetojnė Ahmedi dhe Ebu Davudi.)